More

    Qeveria sjell vendim të rëndësishëm për nxënësit


    Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe me miratimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim që viti shkollor 2021/2022 të fillojë me prezencë fizike dhe me kapacitet të plotë.

    Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska sqaroi se mësimi do të zhvillohet sipas protokolleve të tashme, dhe nëse ndonjë nga fëmijët infektohet me COVID-19, shërbimi epidemiologjik do të vendosë nëse e gjithë klasa do të shkojë në izolim. Ajo po ashtu theksoi se do të ketë përjashtime.

    “Vjet kishte mësim në shkolla nga klasa e parë deri në klasën e tretë dhe nuk kishim incidente me përhapjen e virusit. Në interes të nxënësit, shtabi i krizës vendosi, dhe pres që edhe Qeveria ta vërtetojë dhe të fillojmë vitin mësimor me prani fizike. Ka përjashtime me sëmundjet kronike, ndërsa fëmijët në izolim do ta ndjekin mësimin online”, tha Mila Carovska.

    Nga Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi” theksojnë se sipas hulumtimit të tyre, 5% e nxënësve kanë qenë tërësisht të përjashtuar nga mundësia që të ndjekin mësimin online.

    “5% e nxënësve kanë qenë tërësisht të përjashtuar nga mundësia të përfshihen në mësimin online, nuk kanë pasur qasje në kompjuter. 1/3 e nxënësve ndajnë kompjuterin me dikë nga familja, ndërsa 48% kanë kompjuter personal. 68% kanë deklaruar se anë më pak të lidhur me shokët dhe vështirë e kanë të arrijnë miqësi dhe kjo nxit vetminë. 65% u mungon shkolla dhe liria më e madhe”, tha Dragi Zmijanac nga Megjashi. /Derveni.info

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...

    Largimi i Salah nga Liverpool, Klopp: Nuk jam i përfshirë në këtë proces

    Traineri i Liverpoolit nuk dha asnjë informacion në lidhje me rinovimin e kontratës së Mohamed Salah. “E vetmja gjë që...

    Komuna Saraj me njoftim të rëndesishëm për banorët

    Ditëve të fundit vërehet një fenomen i ndezjes së zjarreve bujqësore por edhe deponive të egra gjithandej teritorit të...

    BDI zbulon slloganin për Zgjedhjet lokale – Zgjidh Jetë, Voto Blertë

    “Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të...