More

    Qeveria vendosi: këto janë masat e reja kufizuese kundër pandemisë


    Qeveria i dha dritë jeshile propozimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Organi ekzekutiv urdhëron kufizimin e kapaciteteve në transportin publik edhe atë në 50 për qind dhe kufizimin e punës së operatorëve ekonomik apo gastronomisë deri në orën 23:00. Masë rekomanduese ka adresuar edhe për administratën shtetërore, komunat dhe organet gjyqësore që ta rregullojnë orarin e punës me turne dhe nga distanca, njofton derveni.info. Masat e fundit nuk do të jenë pjesë e dispozitave plotësuese në propozim-Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Çdo masë tani e tutje do të hy në fuqi me vendim të Qeverisë, duke u bazuar në dispozitën e përgjithshme të paparë në propozimin i cili duhet të futet në procedurë parlamentare.

    Dispozita e përgjithshme
    “Të gjitha vendimet e ardhshme të Qeverisë, përfshi dhe masat tjera, rregullohen me këtë ligj”.

    Edhe masat e lartpërmendura hyjnë në fuqi pas shpalljes së tyre në Gazetën Zyrtare. Në rast se masat e propozuara nuk kanë efekt në uljen e bilancit me persona të infektuar me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se hapi ardhshëm do të jetë kufizimi i plotë i lëvizjes, përkatësisht ora policore.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Alarm në qendër të Shkupit

    Televizioni Klan Maqedoni para pak minitash ka raportuar se eshte bllokuar një pjesë e qendrës së Shkupit. Ja edhe postimi...

    Alternativa pritet të marrë 2 ministra 3 zv/ministra dhe 25 drejtori

    Bekim Sali nga Alternativa për TV21 është deklaruar në lidhje me zërat se Alternativa synon të merr Ministrinë e...

    Austri, 7 mijë euro gjobë ose burg për ata që refuzojnë vaksinën

    Ata që refuzojnë vaksinimin në Austri pasi masa për vaksinimin e detyrueshëm të hyjë në fuqi do të gjobiten...

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup jep njoftimi, nga ky muaj do të ndryshojnë terminet për viza pune

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se nga muaji shkurt do të ndryshojnë terminet për viza pune dhe se...