More

    Rreth 30 persona janë humbur në terenet e Kodrës së Diellit, pastaj janë gjetur, tre janë lënduar

    Tetovë, 9 janar – Nga Ski-qendra “Kodra e Diellit” informojnë se deri në ora 14 për shkak të mjegullës së dendur, gjithsej 30 skiatorë janë humbur, pastaj janë gjetur dhe janë kthyer deri te objektet ku janë vendosur. Për shkak të mjegullës së dendur dhe për shkaqe sigurie, janë ndërprerë teleferiku me gjashtë ulëse, teleferiku me dy ulëse Ceripasha dhe ski-ashensori Ge.


    “Gjatë ditës për shkak të paraqitjes së mjegullës dhe dukshmërisë së zvogëluar, janë humbur 30 vizitorë, të cilët më vonë me ndihmën e personave përgjegjës në kuadër të Ski-qendrës ‘Kodra e Diellit’ janë gjetur, ndërsa tre vizitorë të cilët ishin të lënduar, janë tërhequr nga ana e shërbimeve të shpëtimit dhe me ndihmën e shpejtë, njëri prej tyre është dërguar në institucion mjekësor për shërim të mëtejshëm”, informojnë nga Ski-qendra “Kodra e Diellit”.
    Nga SPB Tetovë paraprakisht informuan se nëpunësit e tyre prej orës 10:30 deri ora 12:30 kanë gjetur dhe kanë kthyer nëntë skiatorë të moshës prej 15 deri 45 vjeç. /Derveni.info

     

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

    Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re. Pas...

    1 348 raste, 8 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6 141 testime ndërsa janë regjistruar...

    Rregullohet dhe zbukurohet hyrja e fshatit Kopanicë

    Fshati Kopanicë i Sarajit dhe banorët kanë shfrytëzuar ditë të ngrohta për rregullimin e hyrjes së fshatit. Rrespektivisht banorët...

    Kolonë e gjatë me kilometra në Kodrën e Diellit

    Koha e bukur me diell dhe temperaturat e përshtatshme sot kanë nxitur banorët e Maqedonisë që në numër tejet...