More

    Rriten çmimet e ushqimeve në Maqedoni


    Kostoja e jetesës në Maqedoni është rritur. Në muajin mars të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2020, kostoja e jetesës u rrit për 2.1 përqind dhe çmimet e shitjes me pakicë me 2.6 përqind.

    Rritje në indekset e kostos së jetesës në mars 2021, krahasuar me muajin paraardhës, u regjistrua në vaj dhe yndyrë për 3.5 përqind. Frutat e freskëta dhe të ftohta shtrenjtohen për 2.1 përqind, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe perimeve për 1 përqind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira për 0.8 përqind, perimet e freskëta dhe të ftohura, përveç patateve dhe frutave të tjera për 0.4 përqind , mish dhe pije alkoolike shtrenjtohen për 0.2 përqind.

    Ulje e indekseve të kostos së jetesës u regjistrua për peshqit dhe prodhimet e detit me 0.6 përqind dhe frutat e konservuara me 0.3 përqind.

    Alkooli dhe duhani u rritën për 4.3 përqind, kostoja e jetesës për strehim, ujë dhe energji elektrike u rrit me 4.5 përqind, ndërsa ushqimi u rrit me 1.7 përqind.

    Kostoja e jetesës për kujdesin shëndetësor u rrit për 2.5 përqind. Çmimet me pakicë në mars krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar u rritën më së shumti për produktet jo-ushqimore dhe industriale si dhe shërbimet.

     

    [adsforwp id=”30090″]

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Moti sot në Maqedoni

    Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm, në pjesën jugperëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje...

    Rriten çmimet e ushqimeve në Maqedoni

    Kostoja e jetesës në Maqedoni është rritur. Në muajin mars të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj në...

    Dërgesat online mund të bëhen edhe gjatë orës policore

    Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka bërë të ditur, se dërgesat nga porositë online në objektet gastronomike...

    Komuna e Sarajit me njoftim të rëndësishëm për banorët

    NJOFTIM Njoftim për rregullat e lëvizjes për personat që bëjnë transportimin e mallarave prej tregut të gjelbërt dhe anasjelltas. Ju njoftojm...