More

    Rritje e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,36 % në raport me vendimin e datës 26.07.2021.

    Nga KRRE thonë se në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 5,549 %, te nafta për 4,440 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,392 % dhe të mazuti për 4,346%.

    Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,29%. Duke pasur parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas Metodologjisë si dhe shumën e rritur të akcizës së dizelit në përputhje me Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit të Akcizave, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 3,36%.

    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,50 denarë/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 1,101 denarë/kg dhe tani do të jetë 37,981 den/kg.

    Nga data 4.8.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 73,00 (denarë/litër)

    Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 75,00 (denarë/litër)

    Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 63,50 (denarë/litër)

    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 63,50 (denarë/litër)

    Mazut М-1 SU 37,981 (denarë/kilogram).

    Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 4.8.2021.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...

    Largimi i Salah nga Liverpool, Klopp: Nuk jam i përfshirë në këtë proces

    Traineri i Liverpoolit nuk dha asnjë informacion në lidhje me rinovimin e kontratës së Mohamed Salah. “E vetmja gjë që...

    Komuna Saraj me njoftim të rëndesishëm për banorët

    Ditëve të fundit vërehet një fenomen i ndezjes së zjarreve bujqësore por edhe deponive të egra gjithandej teritorit të...

    BDI zbulon slloganin për Zgjedhjet lokale – Zgjidh Jetë, Voto Blertë

    “Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të...