More

    SASHK Maqedoni: Të rriten paga në arsim dhe kopshte

    Nuk mundet që paga minimale të rritet ndërsa pagat e tjera të mbeten në të njëjtin nivel, tha kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedelkovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

    Ai e shpreh këtë qëndrim bazuar në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, ndërsa paga minimale është 15,200 denarë.

    Nedelkovski thotë se punonjësit në arsim dhe kulturë nuk janë të kënaqur me rritjen e pagës.

    “Tani kemi rritje të pagës minimale, ndërsa pagat e tjera janë në të njëjtin nivel. Tani kemi vende pune që vlerësohen me koeficientë të ndryshëm të ndërlikueshmërisë së vendit të punës, ndërsa marrin të njëjtën pagë. Kjo do të thotë që nëse fillojmë nga pozicionet më të ulëta të punës, dhe pastaj ngjitemi vertikalisht, deri në ndërlikueshmërinë e punës, do të vërejmë se si psh në kopshte kemi shtatë vende pune që marrin të njëjtën pagë. Kjo është në kundërshtim me ligjin, me Kushtetutën dhe në kundërshtim kundër marrëveshjes kolektive”, tha Jakim Nedelkovski, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gropë 10 metra e thellë, mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

    Që në orën 8 në mëngjes për komunikacion është mbyllur rruga rajonale Dibër – Mavrovë, tek Banja Kosovrast, për...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm gjatë paradites. Temperatura maksimale pritet të jetë nga...

    Sot votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosurit

    Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat....

    Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre...