More

    Sekretet e një prej vendeve më të mëdha të adhurimit në botë, xhamisë së Abu Dabit

    Emiratet e Bashkuara Arabe, tërheqin me mijëra turistë përmes luksit përrallor, hoteleve, restoranteve dhe qiellgërvishtësve marramendëse. Megjithatë, përtej këtyre, një pikë e rëndësishme atraksioni turistik është xhamia madhështore Sheikh Zayed, që ka mirëpritur deri 4 milionë vizitorë nga e gjithë bota. Në vitin 2018, u rendit si vendi kult i adhurimit më i preferuar, duke lënë pas edhe Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, si dhe Taxh Mahalin në Indi.

    Puna për ndërtimin e këtij kulti të Abu Dhabit filloi në vitin 1996 dhe u desh 12 vjet për të përfunduar, me një kosto rreth 545 milionë dollarë. Sheikh Zayed është xhamia e tretë më e madhe në botë me një sipërfaqe 22 412 metra katrorë që arrin të mbajë më shumë se 40 000 adhurues. Zotëron edhe tri rekorde botërore Guinness, për qilimin më të madh të endur me dorë, llambadarin më të madh, si dhe kupolën më të madhe të këtij lloji në botë.

    Padyshim, rëndësia shpirtërore e kësaj xhamie është e madhe, por edhe ajo materiale nuk mbetet pas, me 82 kupolat e saj prej mermeri të bardhë, 1096 kolona të jashtme, 96 kolona të brendshme të veshura me xhevahire gjysmë të çmuara dhe shtatë llambadarë të kristaltë Swarovski, të veshur me ar 24 karat, duke e bërë atë pjesën kryesore të trashëgimisë kulturore të vendit.

    Kevin Dean, artist dhe ilustrues britanik, pjesëmarrës në procesin e krijimit të xhamisë, tregon për Cnn Travel se Sheiku Sultan bin Zayed, mbikëqyrës i këtij projekti të madh, kishte shumë ide rreth xhamisë dhe nuk donte që ajo të zbukurohej tradicionalisht me gjeometrinë islamike. Duke kërkuar që xhamia të përfaqësonte një kulturë islamike ndërkombëtare, u pa e nevojshme që për zbukurimin e oborreve të përdoreshin lule dhe ornamente që mund të gjenden në rajonin e Lindjes së Mesme në hemisferën veriore dhe atë jugore, për t’u bërë kështu gjithëpërfshirëse.

    [adsforwp id=”30090″]

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Parashikimi i motit për sot

    Moti do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit...

    Ekspozita dhe Libri i Prof.Dr. Ismail Ahmedit në qendër të vëmendjes në Emiratet e Bashkuara

    Në kornizën e bashkëpunimit mes Ambasadës së RMVsë në Emiratet e Bashkuara Arabe-Abu Dhabi dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore...

    Rriten pagat e Policisë Pyjore te Maqedonisë

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, bëri të ditur se Policia Pyjore pas 22 vitesh...

    Shqiptari nga Shkupi “selam” Merkelit para Bundestagut Gjerman

    Shqiptari nga Radusha e Shkupit i shkruan Merkelit “Frau Merkel duam punë”. Ai para ndërtesës së Qeverisë në Berlin të Gjermanisë...