More

    Shiu bllokon Sarajin


    Shiu që ra mbrëmë dhe sot në vendin tonë ka shkaktuar dëme të vogla materijale për banorët e vendit, por duket se për banorët e Sarajit si edhe herave tjera ka shkaktuar tollovi në pjesën kryesore dhe më të dendur të kësaj komune. Uji që grumbullohet te nënkalimi i autostradës si duket ka detyruar banorët që të riorientohen dhe të kalojnë nëpër vendbanimin Saraj me çka janë krijuar kolona të gjata mbi 2-3 kilometra përgjat gjith vendbanimit Saraj, njofton derveni.info. Kjo situatë vjen edhe si rezultat i lëvizjeve të banorëve në prag të festës së Kurban Bajramit.
    Banorët që janë të detyruar të vonohen edhe nga 30 minita për të kaluar nga njëri në tjetrin skaj të Sarajit shprehen të revoltuar nga vonesat e gjata në kryerjen e obligimeve të tyre pikërisht në këto ditë feste.

    Edhe pse ekipet e ndërmarjes komunale “Ujësjellës e Kanalizime” të Qytetit të Shkupit kane dal ne terren për ta zgjidhur problemin, përsëri grumbullimi i ujit te nënkalimi i autostradës po krijon probleme të mëdha për banorët të cilët me vite të tëra presin zgjidhjen e këtij problemi serioz.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Maqedonia me borxh “deri në fyt”?!

    Rritja e borxhit publik në 64.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto i hap rrugën vendit të bjerë...

    VMRO-DPMNE: Për 1.6 milionë euro më pak është shitur toka te Liqeni Treska

    Partia opozitare VMRO-DPMNE ka alarmuar se gjatë shitjes së parcelës në afërsi të Liqenit Treska në Saraj, parcelat janë...

    THIRRJE PUBLIKE Për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë

    Në bazë të Ligjit për racion të subvencionuar për studentë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 31/2020 dhe  150/2021) dhe...

    Ja si qëndron situata me zjarret në Turqi!?

    Shefi i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, njoftoi 122 nga 129 zjarre në 35 provinca...