More

    Shkëndija kërkon përmbysje në Slloveni

    Kampioni i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndijës, sonte, në orën 20.00, në Murska Sobota, do të zhvillojë ndeshjen kthyese të raundit të parë të Ligës së Kampionëve, përball skuadrës “Mura”. Sfida e parë u mbyll me fitore minimale të kampionit të Sllovenisë, mirëpo trajneri “kuqezi”, Ernest Gjoka dhe Mevlan Murati, besojnë në rezultat pozitiv dhe përmbysje të plotë. Sfida Mura – Shkëndija do të zhvillohet në stadiumin “Fazaneria” në Murska Sobota, me fillim në orën 20.00.
     Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës, sonte në orën 20.00 do të zhvillojë përballjen kthyese të raundit të parë të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës sllovene të Mura-s. Takimi i parë në Shkup u mbyll me fitore të skuadrës sllovene, falë realizimit të saktë nga penalltia. Skuadra tetovare nuk shfrytëzoi penalltine e akorduar në fund të pjesës së parë. Mirëpo, trajneri kuqezi, Ernest Gjoka, është i bindur se ndeshja kthyese do të jetë ndryshe dhe se ai dhe futbollistët besojnë në përmbysje.

    Ernest Gjoka, trajner i KF Shkëndija

    “Patjetër se besojmë në kualifikim, pasi këtë e dëshmuam edhe në ndeshjen e parë në Shkup, përveç fatit të keq që nuk arritëm të gjejmë golin përkundër faktit se mundësitë ishin me shumicë. Mura është ekip i fortë fizik, jo rastësisht ka dalë kampion i Sllovenisë. Por ne besojmë në cilësitë tona dhe te fitorja. Dy gjëra i kemi kërkuar skuadrës, të jenë më agresivë dhe të jemi cinik para portës që don të thotë ato raste që do të kemi t’i shfrytëzojmë 100%”.

     

    Mevlan Murati ishte ndër futbollistët më të mirë në takimin e parë në Shkup. Murati dhe kolegët e tij besojnë në fitore dhe por para saj do të duhet të gjendet rruga e shpejtë deri te goli.

    Mevlan Murati, futbollist i KF Shkëndija

    “Kemi atmosferë pozitive dhe jemi përgatitur për ndeshjen e kthimit, kemi korigjuar veten dhe disa gabime që kemi bërë në ndeshjen e parë dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka kjo ndeshje. Jemi të bindur të japim më të mirën për të përmbysur rezultatin. Besoj se fitojmë, duhet vetëm të gjejmë golin, sepse edhe takimin e parë e dominuam dhe vetëm realizimi nuk ishte në nivel”.

     

    Ndeshja kthyese e raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, në mes Mura-s dhe Shkëndijës, do të zhvillohet në stadiumin”Fazaneria” në Murska Sobota, ndërsa do të drejtohet nga arbitri rumun, Marsel Birsan.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Breshër në disa pjesë të Shkupit (VIDEO)

    Megjithë temperaturat përvlëuese që kanë kapluar Maqedoninë e Veriut këtë javë, në orët e sotme të pasditës në disa...

    Detaje nga aksioni policor në Hasanbeg: Një polic mes 12 të arrestuarve – kërkohen edhe 3 të tjerë! (Video)

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka shkatërruar grupin kriminel, pasi pa leje kanë tregtuar me armë...

    Detajet e fundit rreth incidentit të armatosur në Saraj

    Mbëmë rreth orës 22:00 në afërsi të sheshit të Sarajit ka ndodhur një incident i armatosur, me ç'rast janë...

    Radushë: Shpaloset pllaka përkujtimore për luftëtarin e lirisë

    Sot në Sheshin e fshatit Radushë në prezencën e një numri të madh të bashkëluftëtarëve, banorëve të Radushës dhe...