More

    Shtrenjtohet çmimi i bukës

    Shkup, 8 shtator – Ditëve të fundit në disa furrat private të bukës është vërejtur rritje e çmimit të bukës për 5 denarë. Ky shtrenjtim për qytetarët është i papranueshëm dhe rëndon edhe më shumë buxhetin e tyre familjar. Ata shprehen se nuk janë të befasuar nga rritja e çmimeve sepse veçmë janë mësuar me këtë dukuri pasi siç shprehen çdo ditë po përballen me to, por kjo e bukës thonë se është kulmi.

    “Kjo nuk është normale, çdo dit po përballemi me çmime të reja, dje u shtrenjtuan vaji, sheqeri dhe shumë artikuj tjerë, të nevojshëm për jetën e përditshme, dhe ja tani së fundmi edhe buka, kjo është e patolerueshme”, shprehet një qytetar.

    “Vërtet është e papërballueshme, nuk mundet të shtrenjtohen të gjitha gjërat e vetëm rroga të mbet e njëjta. Jemi dëshmitarë se çdo ditë po përballemi me çmime të reja. Por kjo me bukën është kulmi”, tha një tjetër qytetar.

    Alsat, ka kontaktuar me Shoqatën e Mullistëve, por nga atje nuk deshën të komentojnë shtrenjtimet e fundit, nën arsyetimin se kreu i kësaj shoqate është në pushim vjetor.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Afrim Gashi në pragë të zgjedhjeve takohet me përfaqësuesit e OSBE – ODIHR në Shkup

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lulzim Aliu, aktualisht edhe Shef i Shtabit Qendror...

    Pakënaqësi në ASH- Saraj, jep dorëheqje kryetari i nëndegës Rashçe

    Kryetari i nëndegës së vendbanimit Rashçe Fidush Abdiu, jep dorëheqje nga ky funksion, pasi që shpreh pakënaqësi për vendimet...

    Çairit ju shtua edhe një kënd super-modern për fëmijë (FOTO)

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se Çairit prej sot ju shtua edhe një kënd super-modern për...

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...