More

    Simovski: Fushata negative kundër regjistrimit nuk ndikon te qytetarët

    Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në vitin 2021 po zhvillohet me intensitetin e dëshiruar, normalisht pa kurfarë pengesash dhe pa kurfarë problemesh. Refuzimet  janë të pakonsiderueshme dhe ende nuk zbatojmë kurfarë sanksionesh, por fillimisht bisedohet dhe shpresojmë se do të arrijmë t’I bindim këta njerëz të regjistrohen, deklaroi sot drejtori I Entit shtetëror për statistika, Apostol Simovski.

    Lidhur me ekzistimin e fushatës negative kundër regjistrimit, Simovski tha se fushatë negative ka pasur dhe ka tërë kohën dhe se nuk ndalet, por është mirë që njerëzit nuk mashtrohen.

    “Ishim dëshmitarë edhe dje të deklaratave të një partie politike, të kahëzuara mu drejt asaj që të pengohet zbatimi I regjistrimit. Megjithatë, gjëja e mirë është që qytetarët nuk mashtrohen me këtë fushatë dhe vetë të dhënat e tregojnë këtë”, deklaroi Simovski.

    “Refuzimet, theksoi Simovski, janë të pakonsiderueshme dhe pas bisedës me instruktorin shtetëror dhe anëtarin e komisionit regjistrues ata njerëz zakonisht regjistrohen.

    “Akoma nuk zbatojmë kurfarë sanksione dhe shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë deri në fund të regjistirimit”, deklaroi Simovski.

    Enti shtetëror për statistika, theksoi Simovski, zbaton regjistrim për shumë vite dhe ka ekip, që prapa vetes ka përvojë shumëvjeçare në këtë aktivitet.

    “Ky, për mua personalisht, është regjistrimi I katërt në të cilin marr pjesë tërësisht. Ekipi kryesor i ESHS-së janë njerëz me përvojë, të cilët kanë kaluar disa regjistrime. Të gjitha përvojat nga regjistrimet e kaluara, dhe jo vetëm tonat, janë marrë parasysh gjatë përgatitjes së këtij regjistrimi dhe nuk presim ndonjë situatë të paparashikueshme” deklaroi Simovski.

    E vetmja gjë që mund të parashihet, tha Simovski, është kur përdorni teknologji, nëse në çdo moment ajo do të funksionojë, sepse sado të keni testuar, nuk mund të jeni 100 për qind të sigurt se si do të zhvillohet mu prej fillimit.

    “Nuk presim problem të mëtutjeshme, megjithatë jemi të përgatitur edhe për situata të tilla. Situata të paparashikueshme çdoherë mund të ketë, por po përpiqemi t’I hasim para se të ndodhin, por edhe pot ë ndodhin, menjëherë të mënjanohen”, deklaroi Simovski.

    Lidhur me pagesën e regjistruesve, drejtori I ESHS-së tha se duhet të përfundojë dhe të evidentohet se kush sa ka punuar, pas çka të gjithë personat do të paguhen deri në denarin e fundit.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...

    Largimi i Salah nga Liverpool, Klopp: Nuk jam i përfshirë në këtë proces

    Traineri i Liverpoolit nuk dha asnjë informacion në lidhje me rinovimin e kontratës së Mohamed Salah. “E vetmja gjë që...

    Komuna Saraj me njoftim të rëndesishëm për banorët

    Ditëve të fundit vërehet një fenomen i ndezjes së zjarreve bujqësore por edhe deponive të egra gjithandej teritorit të...

    BDI zbulon slloganin për Zgjedhjet lokale – Zgjidh Jetë, Voto Blertë

    “Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të...