More

    Skandal: Qeveria e Kurtit i jep tender kompanisë së lidhur me Radoiçiqin, të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit

    Allishverishet e kompanisë së Milan Radojiçiq me institucionet e Kosovës nuk kanë të ndalur.

    Kompania e “bosit të veriut” po merr tender edhe tani kur qeveria drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.

    Në fakt një ministër i Kurtit i ka dhënë tender kompanisë së lidhur me të kërkuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

    Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu ka dhënë një tender prej gati 600 mijë euro grupit të operatorëve ekonomik B CORP SH.P.K. ; Europa Partners SH.P.K. ; RAD D.O.O.

    Kjo e fundit, Rad D.O.O pretendohet dihet se është pronë e Milan Radojiçiq, shkruan Gazeta Infokus.

    Në fakt, kompania Rad në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit figuron si pronë e Radule Steviç, por realisht ajo është pronë e Milan Radojiçiq.

    Kjo kompani këtë të mërkurë mori tender për Mirëmbajtjen Verore dhe Dimërore 2021-2022 të Rrugëve Nacionale dhe Rajonale nga Ministria e Infrastrukturës.

    Ky konzorcium, në fakt fitoi Lotin 2, në tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale për qytetin e Mitrovicës.

    Infokus ka raportuar edhe muaj më parë se janë dy kompani nga Zveçani, që zakonisht marrin miliona euro nga buxheti i shtetit përmes tenderëve publik.

    Infokus ka gjetur se “P.T.P RAD” dhe “RAD D.O.O” që kanë të njëjtin pronar, në tri vitet e fundit kanë marrë thuajse të gjithë tenderët për kryerjen e punimeve në komunat e Kosovës me shumicë serbe.

    Radule Steviç është personi që figuron si pronari i këtyre dy bizneseve, sipas të dhënave zyrtare të prezantuara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

    “PTP RAD” është e regjistruar në vitin 2013, kurse “RAD D.O.O” në vitin 2018. Këta dy operatorë kanë deklaruar se kryejnë 32 veprimtari ekonomike.

    Nga ndërtimi i objekteve banesore, rritja e derrave, kultivimi i hardhive e deri tek ueb portalet, janë punët që bëjnë këto biznese.

    Por ndonëse numri i punëve që bëjnë është mjaftë i madh, këto dy biznese figurojnë vetëm më nga një të punësuar.

    Gazeta Infokus ka provuar të kontaktojë me pronarin e këtyre dy bizneseve, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

    Por kush është Milan Radojiçiq?

    Milan Radojiçiq është i afërt i Zvonko Veselinoviç, të njohur si ‘babai i urës së Ibrit’.

    Për Veselinoviçin është raportuar shumë, madje është thënë se ndikimi i tij politik në veri por edhe në Serbi është aq i madh, sa ai kishte vendosur për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit.

    Me ikjen dhe angazhimin e tij në Beograd, Zvonko i la pushtetin në veri Milan Radojiçiqit, që nga disa serbë po quhet si ‘Zoti i veriut’, krejt kjo pasi në tri komunat me shumicë serbe në veri nuk mund të merret asnjë vendim pa e mbështetur Radojiçiq.

    Për Radojiçiqin u tha shumë, por vlen të sqarohet se pushteti i tij shtrihet në veri me kontrollin që ushtron ai si nënkryetar i Listës Serbe. Milan Radojiçiq dhe disa të afërm të tij, janë parë në fushatën e LS në Leposaviq, e për të cilin takim.

    Radojiçiq nisi operacionet e tij që në zgjedhjet për president të Serbisë, ku grupi i tij bleu votat e romëve të Mitrovicës për Aleksandër Vuçiqin. Më pas, ai merrte pjesë në çdo aktivitet të Listës Serbe.

    Rrahjen e disa policëve kosovarë në veri që kishin shkuar për të sekuestruar disa materiale që po regjistronin popullsinë serbe, u mor vesh i pari nga Radojiçiq. Kjo pasi, siç raportoi, kishte qenë vetë ai që kishte organizuar sulmin ndaj tyre.

    Raportimet për djegien e shumë veturave në veri, përfshi këtu edhe veturën e tashmë të ndjerit Oliver Ivanoviq, dyshohet se e bënte vetëm një grup. Ishte ai i Milanit, i cili me këto akte synonte të frikësonte çdokënd që nuk i përshtatej atij, shkruan Gazeta Infokus.

    Frika që mbillte Radojiçiq nuk lidhej vetëm me djegie veturash. Ai dyshohet se hidhte edhe granata nëse ishte e nevojshme. Emri i Radojiçiq lidhet edhe me sulmin me granata ndaj shtëpive të dy serbëve vetëm e vetëm pse ishin bërë pjesë e FSK-së.

    Radojiçiq ishte përfshirë edhe në një sulm ndaj ish-koordinatorit serb për dialog, Borko Stefanoviq, në një kafene në veri, e ku kishte marrë pjesë edhe Edita Tahiri. Në këtë rast nuk kishin ndërhyrë Policia e Kosovës, ani pse ishin vënë në rrezik jetët e disa personave. Mos ndërhyrja e Policisë, ishte bërë pikërisht për shkak të kontrollit që ka Milan’i mbi ta.

    Ndërkaq, pushtetin e Radojiçiqit e konfirmoi edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u takua me të. Për këtë, Haradinaj ishte arsyetuar se ai takohet me përfaqësues që i zgjedhin vetë serbët, dhe nuk mund t’i zgjedhë ai.

    Sidoqoftë, Radojiçiqin po e kërkojnë për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, pasi në një përgjim të disa politikanëve serbë ai përmendet si urdhërdhënës, ndërkaq shteti serb si organizator.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Edhe një kandidaturë oficijale për komunën e Sarajit

    Lëvizja Besa do ti hyjë garës zgjedhore edhe në komunën e Sarajit. Zyrtare.net nga burime brenda Lëvizjes Besa mëson se...

    54 raste të reja, 12 të shëruar, asnjë i vdekur nga Kovid-19 në RMV

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3764 testime ndërsa janë regjistruar 54 raste...

    Takimi Rama-Zaev-Vuçiç/ Reagon Basha: Nuk prodhojnë asgjë përveç fotografive, të bëhet urgjentisht njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi

    Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar takimin e tre liderëve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në...

    VALA E TË NXEHTIT: VENDI NË FAZËN PORTOKALLI

    Qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka publikuar protokollet për mbrojtjen e qytetarëve, për shkak të aktivizimit të...