More

    Solskjaer me lot në sy: Isha krenar për çdo sekondë me United, trofetë nuk janë gjithçka

    Ole Gunnar Solskjaer nuk është më trajner i Manchester United teksa klubi vendosi ta shkarkonte norvegjezin si pasojë e rezultateve të dobëta. Megjithatë, ndarja mes palëve ishte konsensuale dhe pa mëri, ndërsa në intervistën e fundit për website-n zyrtar të klubit, me lot në sy 48-vjeçari ka theksuar se ka qenë krenar për çdo sekondë të kaluar te United, ndërsa shton se trofetë nuk janë gjithçka.

    “Jam shumë krenar për eksperiencën te United, është një nga ato punë për të cilat ëndërron në jetë. Sepse kam qenë lojtar këtu, kam qenë trajner rezervë dhe më pas puna tjetër ishte të bëhesha trajner i parë.

    Ka qenë një kënaqësi nga minuta e parë deri te ajo e fundit dhe duhet të falenderoj të gjithë lojtarët. I falenderoj të gjithë për mundësinë sepse jo të gjithë e kanë shansin që unë pata, shpresoj që ta kem lënë skuadrën më mirë se kur e gjeta. E di që një trofe si ai i Europa League do të ishte sukses, por trofetë nuk janë gjithçka”, u shpreh Solskjaer.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Alarm në qendër të Shkupit

    Televizioni Klan Maqedoni para pak minitash ka raportuar se eshte bllokuar një pjesë e qendrës së Shkupit. Ja edhe postimi...

    Alternativa pritet të marrë 2 ministra 3 zv/ministra dhe 25 drejtori

    Bekim Sali nga Alternativa për TV21 është deklaruar në lidhje me zërat se Alternativa synon të merr Ministrinë e...

    Austri, 7 mijë euro gjobë ose burg për ata që refuzojnë vaksinën

    Ata që refuzojnë vaksinimin në Austri pasi masa për vaksinimin e detyrueshëm të hyjë në fuqi do të gjobiten...

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup jep njoftimi, nga ky muaj do të ndryshojnë terminet për viza pune

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se nga muaji shkurt do të ndryshojnë terminet për viza pune dhe se...