More

    Sot bëhen 553 vjet nga vdekja e Skënderbeut

    Sot mbushen plot 553 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.

    Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve.

    I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.

    Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.

    Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

    Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.

    /Derveni.info

    [adsforwp id=”30090″]

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Disa nga vetitë e një mësuesi të mirë

    Mësimdhënia është një dhuratë që duket se vjen natyrshëm për disa, të tjerët duhet të punojnë jashtë orarit për...

    Zgjedhjet lokale/ Menduh Thaçi: Koalicion me të gjithë përveç me BDI-në

    Ish kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexhetit do të kërkojë edhe një mandat nga qytetarët e Tetovës si...

    Spanja nis sezonin veror, maska do të mbahet edhe brenda në ujë

    Spanja e ka nisur sezonin veror për këtë vit, ndonëse e goditur më fortë se kurrë në sektorin jetik...

    Në Bllacë u inauguruan “Muri i Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”

    Sot në brezin ndërkufitar në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, aty ku para 22 viteve kishte ndodhur...