More

    Sot festohet Kurban Bajrami


    “Tek Allahu nuk arrijnë as mishi e as gjaku i tyre, por te ai arrijnë përkushtimi i juaj dhe devotshmëria. Kështu ai i ka vënë ato në shërbimin tuaj që ju ta madhëroni Allahun për atë që ju ka udhëzuar në rrugë të drejtë”, tha kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu.

    Me ajetin 30 të kaptinës Haxh’ në Kuran, i pari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu përcolli mesazhin e lartë për domethënien e therjes se kurbaneve për festën e Kurban Bajramit.

    Si çdo xhami në botë, edhe xhamia e Mustafa Pashës në Shkup sot mblodhi besimtarët myslimanë për të falur namazin e Kurban Bajramit. Diku 5 minuta para se ora të shënojë 6 e mëngjesit besimtarët falën namazin.

    I pari i BFI-së, Fetahu, tha se Kurban Bajrami është festë dhe ditë e veçantë për gjithë vitin dhe për gjithë besimtarët myslimanë. Festë që sjell gëzime, solidaritet dhe tolerancë në familje dhe shoqëri.

    “Ta forcojë paqen në mes nesh dhe në tërë botën, Zoti ta largojmë të keqen mes njerëzve, të na dhurojë durim në sprovat e kësaj jete. Allahu na bekoftë me të mirat e tij të pakufishme. Për shumë vjet e gëzofshim Kurban Bajramin”, shtoi Shaqir Fetahu – kryetar i BFI-së.

    Ky është Bajrami i katërt që besimtarët po e presin në kohë pandemie. Myslimanët kudo në botë festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e njohur si Festa e Sakrificës.

    Kjo festë disaditore është një nga dy festat më të rëndësishme të fesë islame. Shënon vullnetin e profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij, sipas urdhrave të Zotit. Myslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose ndonjë kafshë tjetër të lejuar. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve. Kurban Bajrami festohet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvitshëm në Mekë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Personi i duhur emërohet drejtor i Parkut Nacional “SHARRI”

    Qeveria në seancën e mbrëmshme ka emëruar Ibrahim Deharin për drejtor në Parkun kombëtar “Mali Sharr”, ndërmarja kjo që...

    Kapen tre shkupjan me drogë

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në pikëpagesën në Gostivar, dje ka arrestuar tre shkupjanë pasi janë...

    Digjen pyjet në Kopanicë

    Mbrëmjen e sotme flakët kanë kapluar pyjet e fshatit Kopanicë të komunës së Sarajit, njofton gazeta Lajm. Nga fotot e...

    Zjarr në Ksamil, vatra e zjarrit shumë pranë banesave (FOTO)

    Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Ksamil, ku janë djegur shkurre,ullishte dhe drufrutore. Zjarri ka marrë përmasa të...