More

    Sot mblidhet Shtabi keyesor për menaxhim me Kriza


    Shtabi kryesor për menaxhim me kriza sot në orën 16:00 do të mbajë mbledhje, në të cilën, siç është paralajmëruar, duhet të shqyrtohet Projekt-plani i aksionit për luftë kundër pandemisë që e përgatitë Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

    Në pajtim me Vendimin për gjendje të krizës, Shtabi kryesor për menaxhim me kriza mbrëmë në QMK tashmë mbajti mbledhje. Pas diskutimit konstruktiv dhe të shkurtë, kumtoi, u konfirmua korniza e aktiviteteve të institucioneve në kontekst të miratimit të planit të aksionit.

    Me Shtabin kryesor kryesoi u.d. drejtor i QMK-së, Stojançe Angellov, ndërkaq mprën pjesë përfaqësues të subjekteve të cilat janë pjesë e Sistemit për menaxhim me kriza, të emëruar në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza – ministrinë e Punëve të Brendshme, ministrinë e Shëndetësisë, ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ministrinë e Mbrojtjes, ministrinë e Punëve të Jashtme dhe udhëheqësin e Grupit për vlerësim, si dhe udhëheqësin e Ndihmës së shpejtë mjekësore në Shkup, drejtorin e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe përfaqësues të Armatës, Agjencisë për zbulim, drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Sipas QMK-së, Vendimi i sjellur për gjendje të krizës në territorin e shtetit është në drejtim të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të pandemisë, sigurisë së popullatës dhe për parandalim të KOVID-19.

     

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    42 gradë Celsius! Sa do të rriten temperaturat në dy ditët në vazhdim

    Vendi ynë është goditur nga rryma të nxehta afrikane çka pritet të sjellin rritje të temperaturave. Ditën e nesërme po...

    Avokati i Popullit reagon për ndërprerjen e lëshimit të dokumenteve personale

    Avokati i popullit shpreh brengosje në lidhje me ndërprerjen e sërishme të lëshimit të dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaportë, patentë shoferi...

    Mbahet Forumi i parë ekonomik në Shkup, pjesëmarrës Zaevi, Rama dhe Varheji

    Sot në Shkup po mbahet Forumi i Parë Ekonomik. Në forum fjalim kishte edhe kryeministri Zoran Zaev. Mes pjesëmarrësve...

    ASH: Ura e Llokës simbol i dështimeve dhe mashtrimeve të komunës së Sarajit

    Ura e Llokës është bërë simbol i dështimeve dhe mashtrimeve e të gjitha pushteteve lokale e qendrore. Shefi i Shtabit...