More

    Spanja nis sezonin veror, maska do të mbahet edhe brenda në ujë

    Spanja e ka nisur sezonin veror për këtë vit, ndonëse e goditur më fortë se kurrë në sektorin jetik të saj, turizmin.
    Fillimi i pranverës riktheu temperaturat e larta me mot të ngrohtë, mjaftueshëm sa për të shijuar detin, kryesisht në fundjavë. Por nëse vitet e shkuara, Spanja priste turistët e para që në muajin mars, kryesisht pushuesit britanikë, pandemia koronavirus, duket se ka lënë pasojat e saj nga një vit më parë.
    Bregdeti i Majorkës është bosh, shumë larg pamjes së zakonshme me turistë, zhurmë, festa e jahte luksoze në portet e tij.
    Por këtë vit, duket se edhe argëtimi në plazh do të ketë disa limite. Me rritjen e numrit të rasteve të reja ditore, ministri spanjoll i Shëndetësisë tha se maska mbrojtëse, nga 1 prilli, do të mbahet nga çdo qytetar, edhe në plazh, jo vetëm në ambient publik, por edhe brenda në ujë, kur noton, vendim ky që ka ngjallur kritika dhe panik.

    Sipas legjislacionit, tashmë në fuqi, maskat mbrojtëse janë detyruese për çdo të rritur në ambiente të hapura, në plazhe, pishina apo shëtitore buzë bregut të detit. Edhe në rërë, pushuesit duhet të respektojnë distancën sociale, duke qëndruar 1.5 metër larg njëri-tjetrit.

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    24 viktima dhe 323 të infektuar me Covid-19

    Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.928 testime të realizuara 323 persona kanë rezultuar...

    Qeveria e Kosovës: Nuk mund të jemi garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së

    Kosova nuk mund të shërbejë si garantuese për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngase...

    Prej sot ora policore nga 23:00 deri në ora 05:00

    Qeveria në mbledhjen e djeshme miratoi propozimin e Shtabit të Krizës dhe solli vendim që ora policore prej sot...

    U bllokua nga Facebook, Twitter dhe Instagram, Trump prezanton platformën e tij më të re

    Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka krijuar një hapësirë në faqen e tij online ku do të mund të postojë komente. Ai ka...