More

    Teatri i Fëmijëve hedh piketat për 2021

    Ministria e Kulturës ka aprovuar një fond prej mbi 1.5 milionë denarë për rikonstruktimin e pjesës së poshtme të ambienteve, bodrumit, ku parashikohet që të krijohen hapësira të përshtatshme për gardërobën, grimin, arkivin, leximoren… e të tjera. Risive i shtohen edhe punësimet e shtatë aktorëve me të cilët pritet të formohet ansambli i këtij institucioni, por që njëherazi janë edhe të punësuarit e parë, përveç drejtoreshës.

    Tre shfaqje, rikonstruktimi i objektit dhe punësime të reja janë projektet që priten të realizohen nga Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj. Ministria e Kulturës ka aprovuar një fond prej mbi 1.5 milionë denarë për rikonstruktimin e pjesës së poshtme të ambienteve, bodrumit, ku parashikohet që të krijohen hapësira të përshtatshme për gardërobën, grimin, arkivin, leximoren… e të tjera. Risive i shtohen edhe punësimet e shtatë aktorëve me të cilët pritet të formohet ansambli i këtij institucioni. Tre premierat e këtij viti janë “Vrasja misterioze e qenit” me regji nga Agon Miftari, “Muzikantët e kohës” nga regjisori bullgar, Dimitar Dimitrov dhe “Legjenda shqiptare” me regji nga Ledian Gjeshi, për të cilat MK ka ndarë një buxhet prej 2,4 milionë denarë. Drejtoresha Dijana Toska, që për momentin është edhe e punësuara e vetme e këtij institucioni shprehet se e kanë shfrytëzuar këtë periudhë për të krijuar kushtet e nevojshme për funksionimin e teatrit.

    “Me punësimet e aktorëve do të krijojmë një miniansamblin e teatrit, ndërsa me premierat e shfaqjeve të aprovuara në Programin e këtij viti do të fillojmë muajve në vijim, me shfaqjen e parë në muajin maj, të dytën në fund të verës dhe e treta afër festave të fundvitit”, thotë drejtoresha Toska. Teatri i fëmijëve po ashtu ka nisur nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit me komunat shqiptare në mënyrë që aksesi i nxënësve të shkollave të jetë sa më i mundur. Për këtë vit planifikohet që ndjekja e shfaqjeve teatrore të bëhet në teatër, ndërsa vitin e ardhshëm të bëhet edhe lëvizja nëpër qytete, organizimi i një festivali teatror rajonal, rikonstruktimi i sallës së shfaqjeve e të tjera.

    “Për momentin funksionojmë në kushte specifike, me mundësi të kufizuara, sa i takon stafit administrativ që mungon dhe kjo pjesë na është kompensuar nga Teatri Shqiptar i Shkupit, i cili na ka ndihmuar në aspektin administrativ. Vizioni ynë është që të krijojmë një institucion bashkëkohor që do të ofrojë jo vetëm argëtim dhe edukim artistik për fëmijët dhe të rinjtë në Shkup, por edhe për të krijuar akses dhe për të afruar teatrin edhe nëpër qytetet e tjera shqiptare, që për momentin na kufizon situata me pandeminë”, thotë Toska. Teatri i fëmijëve dhe të rinjve u themelua si institucion nacional në fund të vitit 2019. Deri në atë periudhë ka funksionuar si qendër teatrore, e formuar në vitin 2000 nga Bajrush Mjaku, deri në vitin 2017 kur komuna e Çairit e mori nën kompetencat e veta si një institucion lokal i komunës.

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sonte gjysmëfinalja e Champions League

    Një përballje historike do të jetë ajo mes Manchester City dhe PSG në gjysmëfinalen e kthimit të Champions legue....

    Hoxha për Selën dhe Gashin: Edhe mashtrues, edhe lider opozite nuk shkon

    Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa i cili është edhe ministër në Qeveri, ka dërguar kritika deri te liderët opozitarë,...

    Policia e pamëshirshme, për një ditë ka sanksionuar 788 shoferë

    Gjatë ditës së djeshme (03.05.2021) Ministria për Punë të Brendshme ka zbatuar një aksion të përforcuar në territorin e...

    Çmim i ri i dizelit

    Në mbledhjen e sotme, Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të shtrenjtoj çmimin e dizelit për gjysmë denarë,...