More

    TËRMETI I FUQISHËM NË QIPRO/ LËKUNDJET U NDJENË NË TURQI, IZRAEL DHE LIBAN

    “Banorët ishin të frikësuar, ne nuk jemi mësuar me tërmete,” tha kryebashkiaku i qytetit kryesor bregdetar të Qipros, Pegeia pas tërmetit të mëngjesit të sotëm.

     

    Tërmeti i fortë dhe relativisht i cekët goditi rreth orës 03.00 të mëngjesit brigjet perëndimore të ishullit mesdhetar. Epiqendra e tij ishte rreth 50 km në perëndim të qytetit Polis por nuk pati raportime për të lënduar apo dëme materiale.

    Dridhjet u ndjenë në të gjithë Qipron dhe në rajon, sipas raportimeve nga Turqia, Izraeli e Libani, tha shërbimi gjeologjik i SHBA. Ndërtesat u tundën dhe në kryeqytetin qipriot Nicosia, 130 kilometra larg dhe disa njerëz dolën nëpër rrugë. “Ishte shumë e frikshme. E gjithë ndërtesa po dridhej, dukej sikur nuk mbaronte kurrë,” tha një rezident i Nicosia për rrjetin AFP.

    Policia e Qipros tha se nuk kishte raportime për lëndime apo dëme serioze në ndërtesa, por njerëzit ishin zgjuar nga gjumi në të gjithë ishullin.
    “Ne ishim në krevat dhe u zgjuam – tërmeti vazhdoi shumë gjatë,” tha Carol Bailey, mësuese frëngjishteje, rezidente e qytetit Limassol.

    Ajo shtonte se miq të saj në qytete të tjera kishin ndjerë dridhjet e ndërtesave dhe lëkundjet e abazhurëve.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

    Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re. Pas...

    1 348 raste, 8 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6 141 testime ndërsa janë regjistruar...

    Rregullohet dhe zbukurohet hyrja e fshatit Kopanicë

    Fshati Kopanicë i Sarajit dhe banorët kanë shfrytëzuar ditë të ngrohta për rregullimin e hyrjes së fshatit. Rrespektivisht banorët...

    Kolonë e gjatë me kilometra në Kodrën e Diellit

    Koha e bukur me diell dhe temperaturat e përshtatshme sot kanë nxitur banorët e Maqedonisë që në numër tejet...