More

    THIRRJE PUBLIKE Për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë

    Në bazë të Ligjit për racion të subvencionuar për studentë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 31/2020 dhe  150/2021) dhe Rregullores për formën dhe përmbajtjen e deklaratës për saktësinë e të dhënave të shënuara dhe për formën e përmbajtjes së formularit të fletëparaqitjes për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 299/20 dhe 164 ), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

     

     

    THIRRJE PUBLIKE

    Për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë

     

    Ftohen të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet që n të aplikojnë në Thirrjen Publike për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar

    1. Të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut
    2. Të cilët janë studentë të rregullt në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private:
    3. Të cilët nuk janë në marrëdhënie të rregullt pune;
    4. Të cilët nuk janë të regjistruar si bujq individual dhe
    5. Të cilët nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në Republikë për vitin aktual.
    6. Mënyra e aplikimit

     

    Kandidatët duhet të paraqiten në formën elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe  të nënshkruara t`i bashkangjesin në fletëparaqitjen elektronike në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ përmes së cilës aplikojnë për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë.

     

    Çdo kandidat mund të kontrolloj fletëparaqitjen e parashtruar, në aplikacionin elektronik në menynë” Aplikacionet e mia”

     

    Udhëzime për futjen e llogarisë rrjedhëse gjatë aplikimit për racion të subvencionuar për studentë 

     

    Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, zyrtarisht i siguron dëshmitë nga institucionet kompetente ( MPB, APRM, DAP dhe shërbimet për studentë në fakultete), që kanë të bëjnë me kushtet për aplikimin për  realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë për çdo kandidat veçmas.

     

    1. Afati për aplikim

     

     

    Afati i aplikimit për vitin  vijues është prej më datë 1 deri më 31 gusht 2021. Për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2021/2022 dhe të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin veror, afati  për aplikim është prej më 1 deri më 31 tetor 2021.

    Pas përfundimit të afatit për aplikim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të njoftojë secilin kandidat për statusin e aplikimit në formë elektronike.

    III. Informata tjera  

     

    Pagesa e racionit të  subvencionuar për studentë bëhet në llogarinë rrjedhëse të studentit i cili ka realizuar të drejtën e racionit të subvencionuar për studentë edhe atë në për çdo muaj, në një shumë të barabartë prej 120 denarë në ditë për çdo ditë pune në muaj përveç për festat shtetërore, fetare dhe ditëve jo pune, nuk është planifikuar të paguhet në periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 14 shtator në vitin në të cilin ka marrë të drejtën për të subvencionuar racionin për studentë.

     

    Ministria  e largon  personin nga evidenca e shfrytëzuesve të racionit për studentë kur vërteton se nuk i plotëson kushtet për shfrytëzimin e racionit të subvencionuar për studentë.

     

     

    Për të gjithë pyetjet në lidhje me aplikimin e shfrytëzuesve për  racionin e subvencionuar  për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi mbështetje përmes Sektorit për standardin e e nxënësve dhe studentëve edhe atë në kontaktet e mëposhtme: 075 276 310 Qenan Sali  (qenan.sali@mon.gov.mk), 076 485 023 Xhemile Llamallari (xhemile.lamallari@mon.gov.mk)ose 070/622-853 Neshe Mustafa (nese.mustafa@mon.gov.mk) ose në zyrën  në katin  përdhesë  në ndërtesën e Ministrisë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...

    Largimi i Salah nga Liverpool, Klopp: Nuk jam i përfshirë në këtë proces

    Traineri i Liverpoolit nuk dha asnjë informacion në lidhje me rinovimin e kontratës së Mohamed Salah. “E vetmja gjë që...

    Komuna Saraj me njoftim të rëndesishëm për banorët

    Ditëve të fundit vërehet një fenomen i ndezjes së zjarreve bujqësore por edhe deponive të egra gjithandej teritorit të...

    BDI zbulon slloganin për Zgjedhjet lokale – Zgjidh Jetë, Voto Blertë

    “Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të...