More

    UNT u prezantua para maturantëve të Sarajit


    Nën organizim të Fakultetit të Shkencave Teknike (FSHT), pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup u realizua edhe një prezantim online për maturantët e shkollës së mesme të Sarajit pranë qytetit të Shkupit.

    Gjatë prezantimit të programeve studimore të UNT-së në përgjithësi dhe të Fakultetit të Shkencave Teknike në veçanti, fjalë rasti kishte dekani i fakultetit, Prof. Dr. Agim Mamuti, dhe më pas vazhduan me prezantimin ligjëruesit në këtë fakultet: Mr. Blerant Ramadani, Mr. Musah Fejzullov, Doc. Dr. Urime Demiri Shaipi, Mr. Blerta Kondri, Mr. Edona Vinca, Mr. Albina Muça dhe Mr. Afet Musliji.

    Maturantëve iu prezantuan të gjitha programet studimore me qëllim që ata sa më lehtë të ndërtojnë ardhmërinë e tyre duke studiuar në programet studimore që i ofron Fakulteti i Shkencave Teknike nga kryeqendra e Shkupit, edhe atë: Sisteme elektroenergjetike; Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarrësi; Mekatronikë; Menaxhment industrial; Inxhinieri për mbrojtjen e ambientit jetësorë dhe sigurisë në punë; Inxhinieri makinerike dhe menaxhment; Inxhinieri e transportit dhe komunikacionit; dhe drejtimi Doganë, shpedicion, dhe sigurime.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    “Можеме” edhe në Zhelinë. A ka kush i ndal?

    Koalicioni "можеме" ka vizituar sot komunën e Zhelinës, ku kanë luajtur futboll. Me dresa në maqedonisht dhe disa në...

    Në Bojanë organizohet Olimpiada shkollore

    Forumi Rinor i fshatit Bojanë sot ka organizuar olimpiadën shkollore. Në këtë event kanë marrë pjesë nxënësit e shkollës...

    Dështon tenderi, nxënësit mbeten pa dëftesa!?

    Dëftesat për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme në vend do të ndahen në fund të muajit gusht. Byroja...

    Ja gjendja e ambulantës ku shërohen banorët e Sarajit

    Plasaritja e mureve, myku e lagështia janë vetëm disa nga pamjet që kamera e ALSAT filmoi brenda ambulancës në...