More

    Vdes mësuesja veterane e shkollës “Emin Duraku” Bukoviç

    Referat mortor


    Me dhimbje të thellë e pikëllim pafund,sot morrëm lajmin mbi vdekjen e koleges sonë,
    Mejreme Zulfi.
    Mejremja,ishte një arsimtare që e donte punën e arsimin.Puna për të ishte kënaqësi dhe privilegj.
    Gjithmonë në krye të detyrës arsimore e edukative të brezave.Në kolektivin tonë, pranë shkollës fillore,”Emin Duraku”-Bukoviq,kaloi mbi tridhjetë vite përvojë pune, si arsimtare e gjuhës së bukur-shqipe.Gjenerata të tëra e kujtojnë punën e saj.
    Ajo me dekada mbolli dashurinë për gjuhën e nënës-Gjuhën shqipe.Ajo sot nuk flet,por pas saj flasin veprat ndër breza që ua la gjeneratave.
    Sigurisht se ajo, ka vdekur dhe fizikisht më nuk është në mesin tonë,por Ajo sigurisht është dhe do të mbetet në zemrat e qindra nxënësve,që do ta përkujtojnë,si arsimtare me përvojë dhe e përkushtuar.
    Gjithmonë ishte pedante dhe e donte të vërtetën.Tërë jetën e saj ia kushtoi arsimit.
    Një fjalë profetike thotë:”Ai/Ajo që mëson brezat në rrugën e dijes është më I vlefshëm se gjaku I dëshmorit në luftë”.E tillë ishte Mejreme Zulfi.Andaj,Zoti I Madhërishëm,shpresojmë ta ketë graduar me parajsën më të bukur.
    Në emrin tim personal,në emër të drejtorit-Ne,kolegët e kolektivit të shkollës “Emin Duraku”,I japim lamtumirën e fundit kësaj veteraneje të arsimit,kolege,shoqe,nënë,motër dhe bijë e dijes.
    Ngushëllimet më të sinqerta familjes,miqve dhe dashamirëve.
    I qoftë I lehtë dheu dhe u prehtë në paqë! Zoti e mëshiroftë!

    8 Mars 2021 Shafi Ameti-Saraj
    Saraj-Bukoviq

    [adsforwp id=”30090″]

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    DAIM ISË KOPANICA

    DAIM ISË KOPANICA 1915–1959 Shkruan: Daim Hiseni Dikur nga fsh. Marshen i Koplikut të Malësisë së Madhe që asaj kohe Kopliku mbante...

    Rexhepi: Nga sot Licencat nga Ministria e Transportit edhe në gjuhën shqipe

    Në pajtim me ligjin për përdorimin e gjuhëve, Ministria e transportit dhe lidhjeve lëshoi licencën e parë në dygjuhësi....

    “Pasaportat e bosëve”, fletarrest për ndërmjetësuesin

    Policia mbrëmjen e sotme ka lëshuar një fletarrest për ndërmjetësuesin e pasaportave të “bosëve”. Bëhet fjalë për Raif Miftarin...

    Janë regjistruar 1174 raste të reja me Covid-19, 811 të shëruar dhe 42 të vdekur

    Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1174 raste të reja me kovid-19, janë...