More

    Vera e çmendur në Mykonos!


    Ishulli i Mykonos në Greqi këtë verë, ka qenë 100% i mbushur pavarësisht masave kundër koronavirusit, turistët nuk kanë nguruar të vizitojnë vendin luksoz ku një rezervim tavoline mund të arrijë deri në 50 mijë euro.

    Sipas mediave shumë persona kthehen mbrapsht në restorante të cilët nuk kanë vende ku të mbajnë gjithë personat që kërkojnë të konsumojnë ushqim brenda tyre. Ka persona që presin me orë të tëra derisa të lirohet një tavolinë dhe të zënë vend në restorant. Në lidhje me konsumimin e ushqimit shumë restorante kanë gjetur zgjidhje duke i vendosur limite kohës brenda restorantit.

    Një tavolinë mund të qëndrojë dy orë e zënë nga të njëjtit persona, më pas ato duhet të largohen. Trafiku është një tjetër problem që është hasur këtë verë në ishullin më të famshëm në Greqi. Kilometra të tëra janë krijuar me trafik nga fluksi i madh i turistëve.

    Ky sezon turistik është cilësuar si një ‘kamion’ i çmëndur që ecën me më shumë shpejtësi se verën e kaluar, duke e tejkaluar atë me 40%. Këtë verë në ishull kanë qenë emra të shquar të personaliteteve botërore si yjet e futbollit, modelet e famshme apo artistë të ndryshëm. Shtatori pritet të jetë më i qetë në krahasim me verën por sipas raporteve ka rezervime edhe ne kete muaj. /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Afrim Gashi në pragë të zgjedhjeve takohet me përfaqësuesit e OSBE – ODIHR në Shkup

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lulzim Aliu, aktualisht edhe Shef i Shtabit Qendror...

    Pakënaqësi në ASH- Saraj, jep dorëheqje kryetari i nëndegës Rashçe

    Kryetari i nëndegës së vendbanimit Rashçe Fidush Abdiu, jep dorëheqje nga ky funksion, pasi që shpreh pakënaqësi për vendimet...

    Çairit ju shtua edhe një kënd super-modern për fëmijë (FOTO)

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se Çairit prej sot ju shtua edhe një kënd super-modern për...

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...