More

    Vrasje mizore: Vëllau vret vëllaun, pastaj e tërhoqi zvarë dhe ia dogji trupin me mbeturina

    Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj G.K. i cili akuzohet se në shkurt të vitit të kaluar ka vrarë e më pas ka djegur vëllain e tij, B.K., raporton Express

    Në njoftimi e Prokurorisë bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit rëndojnë veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur më 11 shkurt të vitit 2020, në fshatin Bërnjak të komunës së Rahovecit, ku i dyshuari kishte vrarë vëllain e tij.

    “I pandehuri paraprakisht kishte njohuri se vëllai,  kishte një shumë të konsiderueshme të parave të cilat i kishte marrë me vete nga shteti i Zvicrës,  dhe ditën kritike rreth orës 09:00 i pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e tij, ku gjatë një bisede të përbashkët, i pandehuri ishte fyer nga tani i ndjeri me pretekst se po i ndërhynë në familjen e tij. I revoltuar nga kjo i pandehuri kthehet në shtëpinë e tij, merr revolen,  ku rreth orës 11:00 përsëri shkon në shtëpinë e të ndjerit B.K, hynë brenda në shtëpi, dhe në sallon, ku po qëndronte i njëjti, e ka goditur me predha në gjoks duke e lënë të vdekur në vend”, thuhet në njoftim.

    Pas e kishte vrarë, i dyshuari e kishte mbështjellë me një batanije trupin e pajetë të vëllait, e kishte mbuluar me dru, plastika, thasë letre e dërrasa, të cilat i kishte ndezur në oborrin e shtëpisë.

    Zjarri kishte qëndruar i ndezur për tri ditë.

    “Më pas i pandehuri e merr kufomën, dukë e tërhequr zvarrë me një batanije, e qet në oborr të shtëpisë, më pas kufomën e mbulon me materiale të ndryshme si: dru, plastika, thasë letre, dërrasa, letër të zezë, e gjëra tjera,  të cilat më pas i ndez duke krijuar një zjarr të madh  i cili qëndron i ndezur 2-3 ditë, dhe më pas mbeturinat se bashku me disa mbetje kockore të tani të ndjerit i hedh jashtë shtëpisë në një vend deri tani të pa identifikuar më qëllim për t’i zhdukur gjurmët e krimit”, thuhet në njoftim.

    “Po ashtu, i dyshuari më parë e deri më 11 shkurt 2021, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në Republikën e Kosovës. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri G.K., të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./GazetaExpress/

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Alarm në qendër të Shkupit

    Televizioni Klan Maqedoni para pak minitash ka raportuar se eshte bllokuar një pjesë e qendrës së Shkupit. Ja edhe postimi...

    Alternativa pritet të marrë 2 ministra 3 zv/ministra dhe 25 drejtori

    Bekim Sali nga Alternativa për TV21 është deklaruar në lidhje me zërat se Alternativa synon të merr Ministrinë e...

    Austri, 7 mijë euro gjobë ose burg për ata që refuzojnë vaksinën

    Ata që refuzojnë vaksinimin në Austri pasi masa për vaksinimin e detyrueshëm të hyjë në fuqi do të gjobiten...

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup jep njoftimi, nga ky muaj do të ndryshojnë terminet për viza pune

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se nga muaji shkurt do të ndryshojnë terminet për viza pune dhe se...