More

    Vullnet Sadiku – kandidat për kryetar të komunës së Çairit

    Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut do të mbahen në pjesën e dytë e tetorit. Tashmë ka filluar paraqitja e kandidaturave në komuna të ndryshme. Vullnet Sadiku ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Çairit, shkruan Gazeta Express.

    Këtë e ka bërë të ditur sot përmes një postimi në “Facebook”. Postimi i plotë i tij:

    “Të nderuar qytetarë të Komunës së Çiarit,

    Unë Vullnet Sadiku që sot shpallë kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Çairit për zgjedhjet lokale që parashihet se do të mbahen në tetor të vitit 2021.

    Vendimi im vjen si pasojë e nevojës për ndryshim, marr parasysh revoltën e qytetarëve në lidhje me kandidatët paraprak si dhe këtij aktual.

    Ne të gjithë e dijmë se zemra e shqiptarëve në Shkup, Komuna e Çairit, është lënë pas dore, gjegjësisht pas dore janë lënë qytetarët ndërsa fokusi i udhëheqësve ka qenë dhe mbetet tek vetëvetja, njerëzit e tyre të afërt dhe partia të cilën ata e përfaqësojnë.

    Nuk mund ta fshehim faktin se mafia urbane dhe oligarkët janë të vetmit që ua kanë parë “hajrin” kryetarëve të Komunës tonë.

    Ndryshimin nuk mund ta sjellin personat që kandidohen nga partitë e kriminalizuara, por ndryshimi mund të vijë nga persona të sinqertë që kanë për qëllim ngritjen e nivelit të kulturës dhe arsimit, përmirësimin e infrastrukturës si dhe rregullimin e problemit me kaosin urbanistik që është bë ndër vite.

    U bëj thirrje të gjithë njerëzve të sinqertë, dashamirësve dhe idealistëve që të më bashkëngjiten në rrugën time të gjatë e jo të lehtë, për të ndryshuar në aspekt pozitiv komunën tonë.

    Asnjëherë nuk është vonë që të reflektojmë dhe sakrifikojmë për fëmijët tanë dhe për gjeneratat e reja.

    Për hapat e mëtutjeshëm do të ju njoftoj përmes faqes time zyrtare në facebook.

    Me ju dhe për ju, Vullnet Sadiku.”

    [adsforwp id=”30090″]

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    DAIM ISË KOPANICA

    DAIM ISË KOPANICA 1915–1959 Shkruan: Daim Hiseni Dikur nga fsh. Marshen i Koplikut të Malësisë së Madhe që asaj kohe Kopliku mbante...

    Rexhepi: Nga sot Licencat nga Ministria e Transportit edhe në gjuhën shqipe

    Në pajtim me ligjin për përdorimin e gjuhëve, Ministria e transportit dhe lidhjeve lëshoi licencën e parë në dygjuhësi....

    “Pasaportat e bosëve”, fletarrest për ndërmjetësuesin

    Policia mbrëmjen e sotme ka lëshuar një fletarrest për ndërmjetësuesin e pasaportave të “bosëve”. Bëhet fjalë për Raif Miftarin...

    Janë regjistruar 1174 raste të reja me Covid-19, 811 të shëruar dhe 42 të vdekur

    Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1174 raste të reja me kovid-19, janë...