More

    Xhemil Shabani:Vendosa të kthehem në vendlindje si investues e jo si mërgimtar

    Një lajm i mirë vjen nga shqiptarët që tashmë janë fokusuar të investojnë në vendlindje pas një kapitali dhe përvoje nga jashtë në bizneset e tyre të suksesshme.Kjo do ta rrisë më shumë ekonominë ,do ti nxisë edhe shumë të tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë duke krijuar klimë të re biznesi dhe siguri por edhe për të bërë të rinjtë tanë mos e braktisin vendin por të punojnë në vendlindje.


    Një ndër këta Investitorë është edhe Xhemil Shabani, pronar i Valmir-Kompani, investitor në ComplexPlanet.

    Ai ka falemenderuar në radhë të parë mbështetjen e liderit të BDI-së Ali Ahmeti si dhe ka përshëndetur liderin e LSDM-SË dhe kryeministrin  Zaev , Kryeparlamentarin Xhaferi , Ministrin  e Mbrendshëm Oliver S pasovski ,Kryetarin e Komunës së Sarajit   Blerim Bexheti si dhe kryetarin e Shkupit Petre Shilegov , Sektorin e biznesit  si dhe bashkëpuntorët e tij nga Italia që sot ishin  prezent aty si  Francesca Stori me ekipin e saj  që do përkujdesen për interior dizajnim me stil modern Italian të shtëpive.

    “Kam kënaqësinë e madhe të jem bashkë me ju sot, këto momente nuk janë përditshmëri, përkundrazi janë momente që e definojnë njeriun!”  u shpreh ai. Ai tha se  ka patur rastin të njihet me një kulturë biznesi të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, në Itali , pra ka jetuar dhe   vepruar e socializuar njëkohësisht me këtë lloj kulture.
    Vendosa të kthehem në vendlindje si INVESTUES e jo si mërgimtar, vendosa të kërkoj hapësirë të re në vendlindje por tani si PRONAR i kompanisë me përvojë të madhe në fushën e biznesit, për të përcjell  përvojat e mia nga atje.Pra çdo  gjë e do kohën e vet!  Kompleski PLANET po ndërtohet në kohën e duhur, në vendin e duhur me njerëz të duhur tha Xhemil Shabani. Kur bashkë me Sametin vendosëm ti hyjmë kësaj pune , ne i kishim parasysh të gjitha vështirësitë e  kësaj kohe pandemie  , megjithatë ishim aq të vendosur që kësaj pune t’ia shohim dritën, prandaj ja ku jemi bashkë edhe sot! U shpreh ai. Nëse veset e shoqërisë nuk dijmë ti shndërrojmë në vlera, atëherë kot e kemi patur edhe mërgimin dhe pasurinë që e kemi fituar atje.Nuk ishte punë e lehtë kjo arritje , por, tanimë ne kemi krijuar besim dhe e dijmë nga është rruga jonë deklaroi Shabani.Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Afrim Gashi në pragë të zgjedhjeve takohet me përfaqësuesit e OSBE – ODIHR në Shkup

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lulzim Aliu, aktualisht edhe Shef i Shtabit Qendror...

    Pakënaqësi në ASH- Saraj, jep dorëheqje kryetari i nëndegës Rashçe

    Kryetari i nëndegës së vendbanimit Rashçe Fidush Abdiu, jep dorëheqje nga ky funksion, pasi që shpreh pakënaqësi për vendimet...

    Çairit ju shtua edhe një kënd super-modern për fëmijë (FOTO)

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se Çairit prej sot ju shtua edhe një kënd super-modern për...

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...