More

    Zyrtare, Khabib Nurmagomedov nuk ngjitet më në oktagon!

    Khabib Nurmagomedov nuk do të ngjitet më kurrë në oktagon. Tani është gjithcka e qartë dhe ka formë zyrtare. Pas spekulimeve të shumta mbi një rikthim të mundshëm të “shqiponjës nga Dagestani” dhe hamendësimeve të presidentit të UFC Dana White tani është vetë 51-vjecari nga Connecticut që konfirmoi lajmin e bujshëm. Dana White deklaroi se Khabib Nurmagomedov është tërhequr zyrtarisht, në mënyrë përfundimtare. Në këtë ndeshja e 24 tetorit do të kujtohet edhe si sfida e fundit në karrierë për 32-vjecarin e famshëm rus. Pesë muaj më parë në mbrëmjen numër 254 të UFC, në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe Khabibi mbrojti titullin e peshave të lehta në artet marciale të përziera, duke mundur në vetëm 94” amerikanin Justin Gaethje. Aty luftëtari i mirënjohur rus, i cili nga shumë vetë konsiderohet si më i madhi në histori në Ultimate Fighting Championship deklaroi se ajo ishte hera e fundit që do të futej në kafaz, pasi i kishtë dhënë fjalën nënës së tij.

    Khabib e vuajti vërtet shumë humbjen e dhimbshme të babait të tij Abdulmanap Nurmagomedov, të cilit i detyrohej vërtet shumë dhe për gjithcka. “Shqiponja nga Dagestani I premtoi asokohe nënës së tij se dueli me Justin Gaethje do të ishte i fundit për të në karrierë në artet e përziera marciale dhe me sa kuptohet Khabibi nuk ka ndër mend ta shkelë fjalën e dhënë. Presidenti i UFC Dana White pra konfirmoi se Khabib Nurmagomedov është tërhequr me 100% në mënyrë zyrtare nga ky sport. Drejtuesi më i lartë i UFC postoi në Twitter një mesazh, ku shkruhej, 29-0 do të mbetet, duke iu referuar bilancit të përgjithshëm të Khabibit në artet marciale të përziera, gjithsesi vetëm 13 prej këtyrë ndeshjeve kanë qenë të vlefshme në Ultimate Fighting Championship. Sipas rrjetit ESPN tani pritet që Charles Oliveira dhe Michael Chandler të ndeshen ndërmjet tyre më datën 15 maj, në mbrëmjen numër 262 të UFC, për titullin vakant në peshën e lehtë.

    Jo shumë kohë më parë Dana White deklaroi se shpresonte shumë në një rikthim të mundshëm të Khabib-it, për të synuar fitoren e 30 në karrierë, sidoqoftë tani duket se presidenti I UFC është dorëzuar plotësisht. Pasi falenderoi Khabibi-n për gjithcka 51-vjecari nga Shtetet e Bashkuara shtoi se ka qenë dicka vërtet e jashtëzakonshme për të bashkëpunuar me të, por mbi të gjitha për të parë një sportist të këtyre përmasave që të luftojë në oktagon, në UFC. Nurmagomedov vlerësohet shumë jo vetëm prej rekordit pa humbje, por gjithashtu edhe për shkak të mënyrës se si i ka dominuar ndër vite kundërshtarët që I kanë dalë përballë. Në horizont po shfaqeshin sfida vërtet të mëdha për të, me emra të lavdishëm si Conor McGregor apo Georges St-Pierre, por natyrisht fjala e dhënë ndaj nënës dhe dhimbja e rëndë që I ka shkaktuar ndarja tragjike e parakohshme nga jeta e babai të tij ndikojnë që Khabibi të mos ta thyejë premtimin e tij. Bilanci i “shqiponjës nga Dagestani” në harkun e 12 vjetëve karrierë është 29 fitore dhe asnjë humbje, në 29 ndeshje gjithsej. Nga këto 29 fitore 8 janë me knock out, 11 me submission, pra nënshtrim apo dorëzim të kundërshtarit, ndërsa 10 me vendim të gjyqtarëve

    [adsforwp id=”30090″]

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Piktura e Sulltan Sulejmanit, kalon pritshmëritë e çmimit

    Ankandi erdhi pothuajse saktësisht dy vjet pasi që Sotheby kishte ankanduar një sërë veprash arti historike në lidhje me...

    Pelegrinazh në Mekë, vetëm për të vaksinuarit

    Vetëm ata persona që janë vaksinuar kundër COVID-19 do të jenë të autorizuar të marrin pjesë në “umren”, në pelegrinazhin...

    Në Mal të Zi kërkohet që Abazoviqi të bëhet kryeministër

    Imazhi i politikanit shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, po shkon duke u forcuar në Mal të Zi. Dhe kësaj...

    1259 raste, 751 të shëruar dhe 45 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 4.555 testime, ndërsa janë regjistruar 1.259...